7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Sot, një vit pas luftës Rusi-Ukrainë,ja ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë luftë

Më 24 shkurt të vitit 2022 Rusia nisi luftën pushtuese ndaj Ukrainës. Sot, një vit pas luftës shumë ngjarje kanë ndodhur. Qindra jetë të humbura, qytete të shkatërruara, familje të përgjysmuara nga të dyja frontet e e luftës.

Një vit më parë, Putin nis atë që ai e përshkruan si një “operacion ushtarak special”, duke urdhëruar dhjetëra mijëra trupa ruse në Ukrainën fqinje nga veriu, lindja dhe jugu. Duke shpresuar për një fitore të shpejtë, forcat ruse lëvizin drejt kryeqytetit Kiev, por situata nuk do të ishte kaq e lehtë. Rradhët në doganat e vendeve fqinje hapën kufijtë e tyre për qindra mijëra njerëz që ikin nga konflikti.

Në perëndim filluan sanksionet ndaj Moskës si një përgjigje për nisjen e luftës. Këtu u përfshinë ndalimi i transaksioneve me bankën qendrore të Rusisë, ndalimi i investimeve të reja dhe ngrirjen e aseteve të liderëve politikë dhe të biznesit rusë.

Të paktën 441 civilë ukrainas janë vrarë në ditët e para të pushtimit. Hetuesit e OKB-së më pas thanë se disa nga vrasjet, më famëkeqja në periferi të Kievit, Bucha, mund të përbënin krime lufte. Konflikti përshkallëzoi krizën globale të ushqimit dhe qeveria e Ukrainës shpalli një ndalim të një game të gjerë të eksporteve bujqësore. Çmimet botërore të ushqimeve arritën një rekord të lartë në mars.

Dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmet me raketa në një stacion treni në Kramatorsk. Ishte plot me gra, fëmijë dhe të moshuar që përpiqeshin të largoheshin nga luftimet. Sipas OKB-së, numri i njerëzve që ikin nga Ukraina kalon shifrën pesë milionëshe. Agjencia e saj e refugjatëve thotë se konflikti ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë këtë shekull.

Finlanda dhe Suedia aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia nga ana tjetër Rusia pushtoi qytetin-port strategjik të Detit të Zi, Mariupol, pas një rrethimi tre-mujor.

Ndërsa sulmet me raketa vazhdonin në maj raketat ruse goditën një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin Kremenchuk, duke vrarë të paktën 16 persona.

Banka Botërore miratoi 1.49 miliardë dollarë financim shtesë për të ndihmuar në pagimin e pagave të punonjësve të sektorit public ndërsa udhëheqësit e BE-së ranë dakord në parim për të shkurtuar 90% të importeve të naftës nga Rusia deri në fund të vitit.

I palëkundur në vendimet e tij Putin urdhëron forcat ruse kapin qytetin e Lysychansk duke përfunduar pushtimin e provincës Luhansk në Ukrainën Lindore.

Para luftës, Evropa importonte më shumë se 40% të gazit të saj nga Rusia, ndërkohë që u përgjysmua pas luftës. Me përshkallëzimin e situatës Moska dhe Kievi u detyruan dhe ranë dakord për një marrëveshje për të rihapur portet e Detit të Zi të Ukrainës, të cilat ishin bllokuar nga marina ruse me shpresën për të lehtësuar krizën globale të ushqimit.

Ukraina bëri përpjekjet e saj për t’u mbrojtur, nisën një kundërofensivë jugore rreth Khersonit, e vetmja portë tokësore për në Krime. Në shënjestër ishin linjat ruse të furnizimit, deponitë e municioneve dhe një bazë ajrore në Krime.

Çmimet evropiane të gazit u rritën deri në 30% pasi Rusia tha se një nga tubacionet kryesore të furnizimit me gaz në Evropë do të mbetej i mbyllur për një kohë të pacaktuar.

Një shpërthim dëmtoi rëndë urën e vetme që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të cilën Moska e kapi në vitin 2014. Ditë më vonë, Rusia mori hak me sulmet e para me raketa në Kiev pas disa muajsh.

Në ditët në vijim, infrastruktura energjetike e Ukrainës ishtë në shënjestër të më shumë valëve të sulmeve me raketa

Katër milionë fëmijë të tjerë janë zhytur në varfëri për shkak të luftës, sipas një raporti të UNICEF, 2.8 milionë prej tyre janë rusë.

Prej rëndesës së luftës Rusia urdhëroi forcat e saj të braktisin Kherson, të vetmin kryeqytet rajonal që kishte kapur deri më tani. Rajoni Kherson ishte një nga katër që Putini kishte thënë se do të ishte pjesë e Rusisë “përgjithmonë”.

BE dhe SHBA vazhduan të ndihmojnë financiarisht dhe në armatime Ukrainën. Në ditën e Krishtlindjes, Vladimir Putin tha se Rusia është e gatshme të negociojë për Ukrainën, të cilën Zelenskyy u shpreh që nuk e vlerësontë si serioze këtë kërkesë.

Të përforcuar nga rekrutët, forcat ruse bëjnë fitimet e tyre të para në fushën e betejës në muaj, duke pushtuar qytetin Soledar në provincën lindore të Donetsk-ut, minierat e kripës.

Në muajin e fundit të luftës, lëvizjet e qeveritarëve më të rëndësishëm të botës në Ukrainë dhe Moska u bën kryefjala e diskutimit, ku Biden (SHBA) vizitoi Ukrainën dhe Wang Yi (Kina) u takua me Putin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT