29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kosova u bën thirrje shteteve të rajonit që ta ratifikojnë marrëveshjen për lëvizje të lirë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi i ka bërë thirrje Bosnjë e Hercegovinës dhe shteteve tjera të rajonit që ta ratifikojnë sa më shpejtë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova me ratifikimin që ka bërë dje, ka treguar përkushtimin, sinqeritetin e angazhimit të saj ndaj këtyre marrëveshjeve. Dhe presim që sa më shpejtë ky shembull të ndiqet edhe nga vendet tjera anëtare”, tha Bislimi në konferencë për media, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes financiare në mes Qeverisë se Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje, të cilën Kuvendi i Kosovës e ratifikoi të enjten, më 23 shkurt, është një prej tri marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Berlin, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bashkimi Evropian e vlerësoi ratifikimin e marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës, me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog që e quajti atë “një hap të rëndëshishëm”.

‘‘Ky është një hap i rëndësishëm, sepse partitë politike në Kosovë janë të bashkuara për rrugën evropiane”, tha Szunyog.

Edhe pse është pritur që kjo marrëveshje të votohet në të njëjtën ditë edhe nga Bosnjë e Hercegovina, Këshilli i Ministrave i këtij vendi e ka shtyer votimin.

Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.

Pas hyrjes në fuqi, marrëveshja do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnja.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, vitin e kaluar, kanë arritur një marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve. /REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...