34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Vlorë/ Rama, presion Dritan Lelit të japë dorëheqjen

Fushatën e Vlorës, Edi Rama ia ka besuar Damian Gjiknurit, i cili ka në menaxhim të gjithë infrastrukturën e mundshme të qytetit, pa kursyer as Bashkinë.

Por gjatë viteve, kur ka drejtuar fushatën e PS në Vlorë, mes Damian Gjiknurit dhe kryebashkiakut Dritan Leli është farkëtuar dalëngadalë një marrëdhënie konfliktuale, një dualitet në drejtimin e punëve, që takim pas takimi u shndërrua në armiqësi. Pakënaqësitë janë akumuluar deri në pikën që bashkëpunimi mes të dyve është bërë sot i pamundur dhe është në ngërç total.

Gjiknuri ia ka thnë troç Ramës që mes tij dhe Lelit ka një konflikt të pakapërcyeshëm. “Unë me Lelin jam humbës në Vlorë, më ço ku të duash në një qark tjetër, jo në Vlorë me Dritan Lelin” ishin fjalët e Gjiknurit në 28 qershor, vjet në Zvërnec gjatë një mbledhjeje, ku ishte i pranishëm edhe vetë Leli.

Pasi ka dëgjuar këto fjalë nga Gjiknuri, Rama pati atëherë një shpërthim nervash, duke i thënë Lelit: “Me nxive faqen në Vlorë, sondazhet më nxjerrin me 30%. Kam hedhur gjithë këto para në Vlorë dhe ti po më shkatërron gjithçka.”

Me kalimin e muajve, kryeministri u duk sikur gjeti paqe me Dritan Lelin dhe të dy, patën disa dalje publike. Por siç e ka zakon, kryesocialisti e serviri të ftohtë “zgjidhjen”.

Këto ditë, Rama i ka bërë Dritan Lelit një ofertë, që ai nuk mund ta refuzojë. I ka kërkuar të japë dorëheqjen nga Bashkia dhe të pranojë të futet si kandidat për deputet në listën e Vlorës. Një lëvizje e tillë edhe justifikon mënjanimin e Dritan Lelit pa zhurmë nga Bashkia e Vlorës, edhe i krijon Gjiknurit terren për të punuar “i qetë” duke e shfrytëzuar plotësisht institucionin për fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Nëse Leli jep dorëheqjen, drejtimin e institucionit e merr nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro, bashkëpunëtor i ngushtë i Damian Gjiknurit që nga koha kur njëri ishte Ministrinë e Energjisë dhe të Infrastrukturës dhe tjetri drejtor i ARRSH-së.

Por propozimi i Ramës nuk është pritur mirë nga Dritan Leli. Një burim pranë PS së Vlorës tha se kryebashkiaku e ka refuzuar kryeministrin.

Ende nuk është e qartë megjithatë, nëse Rama i ka propozuar Lelit një vend të sigurtë në listën e kadidatëve, apo ai do të jetë nga fundi i saj. Në të gjitha rastet, skema nuk është pritur mirë nga Dritan Leli që duhet të mendohet mirë kur t’i thotë JO Edi Ramës.

Në kujtesën e vlonjatëve është ende e freskët historia e Shpëtim Gjikës, kryebashkiakut që nuk e pranoi ofertën e Ramës, për të mos rikandiduar. Gjika u arrestua për lejet e ndërtimit që kishte dhënë dhe provoi qelitë e burgut. U desh të kalonte nëpër një kalvar të gjatë gjyqësor deri sa t’i kthehej jetës normale.

Prandaj, për të evituar një përplasje të fortë me Ramën në situatën e krijuar, kryebashkiaku Dritan Leli ka shmangur sa më shumë kontaktet me kryeministrin dhe nuk është çudi që celulari i tij të rezultojë i fikur këto ditë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...