11.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Protesta e opozitës/ Jola Hysaj: “Triumfi ynë do të jetë fundi i Edi Rama që është kthyer në non grata pa kthim”

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysaj, u shpreh gjatë fjalës së saj në protestë se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në rrugën e saj dhe se triumfi i tyre është fundi i kryeministrit Rama.

“Të gjitha prej nesh e ndjemë veten të pambrojtura me dhimbje e pohoj që sot po kalojmë ditët më të vështira për të ardhëm, dua ti shpreh ngushëllimet për tri gratë që u vranë, klimën e terrorit në vend e mbjedhin bandat ajo që lexohet në mijëra sy është trishtimi, njërzve që nuk dinë a arrijnë ta mbyllin dot fundin e muajit, të pastrehë që shohin qiellin e zotit të kanë mbetur në mes të katër rrugëve, si në monizëm cënohen të drejtat themeloret të njeriut, e drejta e jetës në një Shqipëri kur anormalja është kthyer në normalitet, në një Shqipëri ku pas cdo skandali del një tjetër edhe më i madh, ka shumë nga ata që pyesin ku është PD sot? Kemi lidhur besën se as opozita e as Shqipëria nuk blihet e as nuk merret peng, forca jonë është besimi se vetëm duke refuzuar të keqen Shqipëria do të bëhet më e mirë, duke parë të gjithë këta njerëz sot këtu unë besoj se ne jemi njerëzit që zgjedhim besimin, mes aktivistit dhe patronazhistit zgjedhim votën e lirë, Shqipëria është e mira jonë e përbashkët asnjë hap pas në rrugën që kemi zgjedhur, triumf do të ketë emrin secili prej jush sot, triumfi ynë do të jetë fundi i Edi Rama që është kthyer në non grata pa kthim”, tha Hysaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT