14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 21, 2026
spot_img

Meta: “Ky njeri me probleme të mëdha mendore, shikoni çfarë i ka bërë shoqërisë tonë”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës dha mesazhin e tij kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Meta theksoi se do e rrëzojnë këtë qeveri me protesta dhe zgjedhje.

“Të dashur motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, qytetarë që keni sfiduar dhe shiun dhe motin, por mbi të gjitha regjimin më të urryer në kontinent sa i takon të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Regjimin më të korruptuar në kontinent, regjimin që është lider dhe vetëm për shpopullimin e vendit, që ia ka kaluar edhe Bjellorusisë së Lukashenkos, sa i takon mungesës së investimeve për kapitalin njerëzor dhe për mundësitë që duhet t’u ofrohet të rinjve. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me zgjedhje dhe protesta. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton uzurpimi i PS që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë që janë vetëm kartonë dhe nuk kanë asnjë bindje politike dhe asnjë kujtesë sa i takon të kaluarës. Kërkon të marrë edhe vulën e PD. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafioze nga ata që kërkojnë të rrëzojnë të gjitha kolonat e pluralizmit. Por sot ai është më i mjerë se këdo tjetër..Shikoni çfarë i ka bërë shoqërisë tonë, familjeve shqiptare duke i shkaktuar plagët më të rënda sociale”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“‘Mbylle gojën… je totalisht e paaftë’/ Përplasje e ashpër mes Ermiona Lekbello dhe Soni...

0
Formati televiziv “Ferma VIP 3” vijon të prodhojë tensione dhe debate të forta mes fermerëve, duke mbajtur publikun të fokusuar te dinamika brenda shtëpisë. Së...

Arrestohet autori i vrasjes së trefishtë në Podgoricë, viktima dy vëllezër shqiptarë dhe një...

0
Vehad Muric, 25 vjeç, është arrestuar nga policia si autori i dyshuar i vrasjes së trefishtë të ndodhur këtë të martë në Podgoricë. Sipas autoriteteve,...

Vrasje me armë zjarri në Memaliaj: humb jetën 30-vjeçari, plagoset vëllai i autorit të...

0
Endri Goxhaj, 30 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pas një atentati me armë zjarri në Memaliaj. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka...

Studim: Lëngu i panxharit mund të ndikojë pozitivisht në bakteret orale dhe shëndetin e...

0
Gjetjet e një studimi të fundit sugjerojnë se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë në përmirësimin e përbërjes së baktereve në gojë,...

Festa e ‘Big Brother VIP 5’ – Sara Hoxha vlerëson Ledion Liçon: ‘Fituesi i...

0
Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, drejtuesja e projektit, Sara Hoxha, ka falënderuar stafin, bashkëpunëtorët dhe...