26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mashtrimi 100 mijë euro për të nxjerrë një person nga burgu, policia arreston 66-vjeçarin Prend Kola

Policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e Shkodrës kanë arrestuar 66-vjeçarin  Prend Kola, ndaj të cilit Gjykata e Apelit të Tiranës ka dhënë një dënim me 12 vite burg për akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Prend Kola ka bashkëpunuar me shtetasen Albana Laze (e arrestuar më parë) dhe ka përfituar 100 mijë euro nga familjarët e një të dënuari duke i premtuar atij lirimin nga burgu të të afërmit të tyre.

Sipas gjykatës, Prend Kola i ka garantuar se në këmbim të 100 mijë eurove ai mund t’ia nxirrte nga burgu familjarin e tij brenda 6 muajsh, pasi kishte një njeriun e tij te Gjykata për Krimet e Rënda. Gjithashtu edhe Albana Laze,pasi eshte njohur me familjarët e të arrestuarit, është zotuar se kishte njohje te Krimet e Rënda.

Në vijim Kola dhe Laze i kanë marrë shumën 100 mijë euro. Para familjarëve ata kanë shtyrë disa herë kohën kur do ta lironin të arrestuarin, derisa Laze u arrestua për një episod tjetër mashtrimi, ndërsa Kola humbi kontaktet me ta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...