26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Dy vëllezërit Doçi u qëlluan me kallashnikov, zbardhet e verteta e ngjarjes ne Shkodër

Mbrëmjen e kaluar në fshatin Bardhaj në Shkodër gjatë një shkëmbimi zjarri u plagosën vëllezërit Marjan Doçi, 23 vjeç, dhe Hoten Doçi, 30 vjeç. Efektivët kanë vënë në pranga dy vëllezërit.Arrestimi i tyre është bërë në kushtet spitalore, teksa ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Mbrëmë policia ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Besmir Perkola, i cili ka lënë të plagosur dy vëllezërit Doçi.Dy të rinjtë kanë deklaruar në polici se nuk kanë probleme me asnjeri dhe nuk e dinë arsyen se përse autori i dyshuar ka qëlluar ndaj tyre. “Ishim tek makina kur një person u afrua dhe qëlloi drejt nesh në mënyrë të papritur”,nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar, sepse nuk kemi ndonjë konflikt “, janë shprehur vëllezërit Doçi për policinë, duke mos pranuar që të japin asnjë detaj shtesë lidhur me arsyen përse janë qëlluar.

Arsyet e kësaj plagosjeje që ka ndodhur ndodhur në Bardhaj të Shkodrës  janë ende të paqarta.Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijon puna për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...