11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Berisha në Korçë: ‘Gonigalë’ të tjerë vazhdojnë betejën anti-ligjore për të mbajtur në pushtet Edi Ramën

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi nga Korça ku prezantoi kandidaten për kryetare bashkie, për bashkëpunimin e kryeministrit Rama me McGonigal dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Së pari Berisha bën thirrje çdo shqiptari të bashkohet me qëndrimet e opozitës, pasi vetëm në këtë mënyrë do mund të vijë ndryshimi që duhet.
Berisha shprehet për rastet e korruptimit qe janë bërë nga zyrtari i FBI-së i cili tani ndodhet pas hekurave. Ai akzuzon se në këtë bashkëpunim për të dëmtuar opozitën është pjesë dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Berisha: “Sot mendoj unë, ky faktor duhet të zgjojë çdo shqiptar, të shkundë çdo shqiptar. Të ndryshojmë, pse do rrokullisemi ne, të pakësohemi ne në këtë mënyrë, kur u krijuan të gjitha mundësitë që ne të prosperojmë, të begatohemi që pasuritë përrallore të këtij vendi të shndërrohen në mirësi për ne.

Unë besoj se çdo shqiptar që e ndjen veten shqiptar dhe e do këtë vend; duhet të marrë një vendim, të kontribuojë për këtë ndryshim të madh në këto zgjedhje

Amerika nuk korruptohet po ka tradhëtarët e vetë. I tillë ishte dhe McGonigal. Ai ishte i vetëm, jo nuk ishte se po të ishte një fenomen i izoluar do thonim na shpëtoi Zoti, iku Lul Basha e na shpëtoi Zoti.”
Gonigal të tjerë vazhdojnë betejën antiligjore për të mbajtur me cdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriu që korruptoi McGonigal.
Këtu nga Korça do ti shtroj një pyetje, ndërhyrja jote në gjykatë kundra opozitës, se e pranove vetë pse ishte?
Të ka porositur eprori yt.
Ty të ka porositur Edi Rama zonja gurvenatore, si korruptoi McGonigal ju ka korruptuar dhe ju.
Amerika s’korruptohet po Yuri Kim po.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...