22.9 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

“Dëmshpërblim për banorët që Erion Veliaj u ka shembur shtëpitë”, premtimi i Këlliçit në takim në Tiranë

“Dëmshpërblim për banorët që Erion Veliaj u ka shembur shtëpitë” ishte ky premtimi i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Në zonën e “5 majit” Belind Këlliçi dëgjoi shqetësimet e banorëve që ende nuk kanë informacion se kur do t`i marrin shtëpitë e tyre dhe njoftoi se ata do të kenë përfaqësuesin e tyre në Këshillin Bashkiak.

Banorët thanë se po enden në dyert e gjykatave ndërsa shumë prej tyre nuk trajtohen me bonus qiraje. Ata kërkuan që Erion Veliaj të dërgohet para drejtësisë për të gjitha shkeljet që ka bërë. Ndër të tjera ngritën shqetësim projektligjin për rivlerësimin e ndërtesave ndërsa Këlliçi tha se Veliaj e Rama synojnë të grabisin pronat e qytetarëve.

Këlliçi: “Unë Belind Këlliçi, para jush po ju them që do të dëmshpërblej gjithë banorët të cilëve Erion Veliaj u ka prishur shtëpitë, me vlerën e tregut pa diskutim. Nuk jeni vetëm ju, kjo ka ndodhur në Shkozë, Laprakë, Unazë të Re, Myslym Keta dhe këto shembje bëhen për tju vjedhur pronën qytetarëve. Ajo që ka ndodhur këtu në “5 maj” është në kufijtë e genocidit. Nuk mundesh t’u shkosh qytetarëve të tu me gaz lotsjellës, ti terrorizosh në mes të natës, të nxjerrësh fëmijët nga shtëpitë në mes të rrugës

Ju si grup interesi, ata që janë prekur nga rindërtimi dhe projektet korruptive në zonën e “5 majit”, Laprakë, Shkozë e zona të tjera, do të kenë përfaqësuesin e tyre në Këshillin Bashkiak të dalë me propozimin tim. Premtoj se radhën tjetër do të jem me anëtarin tuaj të Këshillit Bashkiak në krah.

Unë prokuror dhe gjyqtar nuk marr përsipër të jem por që në atë bashki do të bëhet një audit i plotë i lejeve të ndërtimit, punëve publike, kontratave dhe inceneratorit të Tiranës, këtë ta jap premtim publik. Për inceneratorin të gjithë ne paguajmë 80 mijë euro në ditë, për një shërbim që nuk kryhet. Që do të mbajë përgjegjësi bashkia e ata që kanë firmosur, këtë ta garantoj”

“Ne jemi të djathtë e ndoshta prandaj Veliaj na ka goditur. Për ne ti je Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe nuk e vëmë në dyshim. Këtu fitorja është e sigurt. Veliaj nuk meriton asnjë votë në Tiranë. Duhet t`i shkojnë dokumentet në Prokurorinë e Tiranës, nëse nuk shkojnë do të zhgënjehem nga ju”, tha një prej banorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...