25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Vllaznia rikthehet në krye të klasifikimit aty ku të gjithë në Shkodër dëshirojnë ta shohin

Më në fund pas 6 ndeshje radhazi ku nuk e provonin shijen e fitores, Vllaznia rikthehet aty ku të gjithë në Shkodër dëshirojnë ta shohin, në krye të klasifikimit. Ekipi i Brdaric e bën diçka të tillë në transfertë përballë Kastriotit , në shtesë në minutën e 92-të,

Ky ishte një trepikësh I cili pati nje ndikim të madh, jo vetëm sa i përket tabeles por edhe në aspektin psikologjik, një fitore që erdhi pas një periudhe ku u vendos gjithçka në dyshim, nga projekti i ri i donatorit dhe deri tek e ardhmja e trajnerit Brdaric.

Nga gjoba në premio, situata mori nje tjetër rrjedhë edhe në këtë aspekt ku pas fitores drejtuesit e klubit vendosën të shpërndajnë një shumë prej 10 milion lekësh të vjetra: “Ishte një fitore shumë rëndësishme. Jam i lumtur për fitoren ndaj një kundërshtari të fortë si Kastrioti. Duhej që skuadra të reagonte dhe ia dolëm”, u shpreh Brdaric.

Tani  tekniku gjerman dhe skuadra e tij kanë në dispozicion dy javë për tu përgatitur si duhet përballjen direkte kundër Partizanit me 3 prill.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...