10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të Qeverisë së Hungarisë kërkojnë reforma arsimore

Të mërkurën, mijëra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të Qeverisë së Hungarisë dolën në rrugët e Budapestit për të kërkuar reforma arsimore dhe një ndryshim në klimën politike të vendit.

Organizuar nga grupet studentore, demonstrata, e quajtur “marshimi i lirisë”, synoi presionin ndaj qeverisë hungareze për të përmirësuar kushtet e punës dhe për të siguruar rritje të pagave për mësimdhënësit.

Ata kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e legjislacionit që kufizon të drejtën e mësuesve për të hyrë në grevë.
Teksa marshonin në një nga rrugët kryesore të Budapestit, protestuesit brohorisnin parulla si “pa mësues, pa të ardhme” dhe “greva është një e drejtë themelore”.

Grupet e studentëve dhe mësimdhënësit janë përfshirë në greva, braktisje të mësimit dhe akte të tjera të mosbindjes civile muajt e fundit, pasi qeveria nuk përmbushi kërkesat e tyre, duke rezultuar në shkarkimin e disa mësimdhënësve.

Protesta e 15 marsit u organizua me rastin e një feste kombëtare të Hungarisë, datë në të cilën tradicionalisht organizohen marshe të mëdha patriotike.

Qeveria hungareze merr shpesh kritika nga Bashkimi Evropian, pasi janë ngritur shqetësime për korrupsion të përhapur në nivel institucional, si dhe për shkeljen e standardeve të sundimit të ligjit të bllokut nën udhëheqjen e kryeministrit Victor Orban.

Për shkak të këtyre shqetësimeve, Bashkimi Evropian ka ndaluar disbursimin e miliarda eurove për Budapestin.
Orban shpesh i është referuar BE-së si një “perandori” që kërkon të dominojë Hungarinë, ashtu si Perandoria Austriake dhe Bashkimi Sovjetik në shekujt 19 dhe 20. Ai fitoi mandatin e tij të katërt në zgjedhjet e vitit 2022

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...