17.5 C
Tiranë
Sunday, May 3, 2026
spot_img

Parandalohet ngjarja kriminale në Vorë, 49-vjeçari tentoi të vriste me çifte një person në lokal

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Vorë. Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dje, tentoi të vriste me çifte një person në ambientet e një lokali.

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policise:

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Tentoi të vriste me armë gjahu një shtetas, në ambientet e një lokali, falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) me fishekë në fole dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që po tentonte të vriste një shtetas tjetër, në një fshat të Vorës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e ngjarjes kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u kap dhe u ndalua shtetasi E. P., 48 vjeç, i cili kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 3 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është në kulm. Është moment i mirë për të nisur diçka të re, por kujdes me nxitimin. ♉ Demi Kërkon stabilitet. Mos u ndiko...

Parashikimi I motit, e Diel, 3 Prill 2026

0
Më 3 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, me kushte paksa të paqëndrueshme gjatë ditës. Paraditeja nis me kthjellime dhe intervale me diell,...

“Përplasjet me Iranin kanë përfunduar”, Donald Trump njofton Kongresin

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka informuar Kongresin amerikan se përplasjet me Iranin janë mbyllur, duke theksuar se nuk ka pasur shkëmbim...

“Kusht për SHBA: ndalni sulmet në Liban” – Irani lidh negociatat me situatën në...

0
Zyrtarë të lartë në Iran kanë vendosur një kusht të ri për çdo negociatë të mundshme me Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar garanci të...

“Breshëri sulmesh pavarësisht armëpushimit” – Të paktën 12 viktima në jug të Libanit, mes...

0
Të paktën 12 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Libani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë...