26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Neutralizohet një 41-vjeçar në Kamëz nga uniformat blu, pasi lëvizte i armatosur

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin që lëvizte 41 vjeçari.

Gjatë kontrollit, në pjesën e kroskotit të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Invisible”.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë të fshehur në kroskotin e automjetit, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Invisible”.

Gjatë operacionit, në rrugën “OSBE”, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. Q. Gjatë kontrollit, në pjesën e kroskotit të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Q., 41 vjeç, banues në Kamëz, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...