34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha: “Për Alibeajn nuk ka asnjë vendim gjykate në këtë shtet, por ky është një pseudoshtet”

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh se Enkelejd Alibeaj nuk mund të jetë sipas tij kryetar partie, pasi e konsideron këtë të fund një peng të kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ai theksoi se do të mbështeten të gjithë kandidatët, ndërsa shtoi se ndonëse janë zgjedhje vendore, janë historike pasi kanë për qëllim rrëzimin e monizmit.

Pyetje: Do të angazhoheni në fushatë bashkë me Metën apo të ndarë?

Berisha: Fushata lokale është lokale, Unë, Meta, Dule, Ndoka do të mbështesim kandidatët nga të katër anët e vendit. Por gjithnjë fushatën lokale që e bëjnë kandidatët ka edhe një fushatë që e bëjnë drejtuesit e partive dhe këtë herë fushata është jetike sepse kemi të bëjmë me një betejë historike në përmbysjen e monizmit.

Pyetje: A ka ndonjë kandidat nga 61 kandidatët që do garojë që t’ju ketë bërë kërkesë të mbani një distancim?

Berisha: Janë shpikje. Kandidatët presim me padurim mbështetjen e fuqishme të Berishës dhe PD. Sali Berisha nuk udhëheq asnjë fushatë lokale. Nëse udhëheqja e partisë në fushatën politike është e detyruar të zbërthejë politikat antishqiptare të Ramës, kandidatët e PD janë të detyruar të merren me qytetarët dhe hallin e tyre. Fushata e kryetarit të bashkisë është fushatë që ka për target bashkëbisedimin me qytetarin dhe program përzgjidhet nga halli i tij.

Më tej ish-kryeministri Berisha deklaroi: Të shpallësh kryetar atë që nuk është do të thotë të pranosh të emëruarin e Edi Ramës, është shkelur çdo normë e këtij vendi, I këtij shteti apo narko shteti. Të pretendosh se Alibeaj që nuk është votuar kurrë dhe e ka shndërruar vetën një peng të Ramës, kjo do të thotë të kthehesh te opozita e emëruar. Nuk ka asnjë vendim gjykatë në absolute , që Enkelejd Alibeaj është kryetar partie. Ka një vendim gjykate që është ën fuqi akoma derisa të zbardhet vendimi që Sali Berisha është kryetar partie. Por tmerri që ka Rama dhe që mendon se nëpërmjet Alibashës dhe Bravës do të mund të shpëtojë në 14 maj. Për Alibeajn nuk ka asnjë vendim gjykate në këtë shtet. Por ky është një pseudoshtet. Por dihet që është vegël i kapur peng në krim nga Edi Rama. Basha Alibrava nuk kanë lidhje me PD, janë të dy pengje të Ramës dhe Rama i përdor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...