33.8 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Presidenti i vendit Ilir Meta vlerëson me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë

Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta në një ceremoni soleme ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar kanë marrë pjesë krerët e komuniteteve fetare në vend.

Meta e ka cilësuar komunikimin ndërfetar si një vlerë e shtuar e shqiptarëve dhe një faktor i rëndësishëm në integrimin e BE-së. Dekoratën në emër të këtij Këshilli e mori , Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

“Dekorata është unikale sepse e tillë është dhe tradita e mirëkuptimit, e sakrificës dhe rënia juaj dhe e jona e përbashkët. Pas ringritjes së besimit fetar krijimi i Këshillit ndërfetar ishte një nga aktet më të shquara për forcimin e paqes shoqërore dhe harmonisë në vendin tonë. Ndaj ne sot perkulemi ndaj themeluesve të këtij këshilli, të kater krereve të komuniteteve tradicionale fetare në Shqipëri”.

“Ju jeni një faktor i rëndësishëm për integrimin në BE duke treguar se shqiptarët kanë vlera. Do të na duhet ende dhe shumë punë për arritjen e demokracisë doja të theksoja rëndësinë e kthimit të pronave të të gjithë komuniteteve fetare. Morali dhe themele tuja qëndrojnë në themel të vlerave të demokracisë”, ka thënë Meta.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...