7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Ja kush është “Nektarios” , 23-vjeçari shqiptar i dyshuar si vrasësi i hidraulikut Pëllumb Islami në Athinë

Me precedentë penalë rezulton 23-vjeçari shqiptar i arrestuar për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami më 21 shkurt 2023 në Nea Ionia të Athinës.

Shqiptari, i cili përdor dy emra, Dhimitri dhe Nektarios, rezulton me precedentë penalë për “Vrasje nga pakujdesia”, “Gjobvënie”, “Shkatërrim prone”, “Kanosje me armë zjarri”, “Pranim dhe mbajtje të produkteve të veprës penale”, “Vjedhje në bashkëpunim”, “Vjedhje e mbetur në tentativë”.

“Nektarios” është arrestuar nga personat e sigurimit të Kypselit mesditën e 20 marsit.

Urdhri i arrestit ndaj tij për vrasjen e Islamit ishte lëshuar më 3 mars 2023 ndërkohë që në kërkim janë edhe 6 persona të tjerë, përfshirë edhe 34-vjeçarin nga Fieri, Elis Salaj.

Hetimet e autoriteteve nuk kanë zbuluar asnjë lidhje mes sherrit të përgjakshëm dhe sulmit ndaj djalit të mitur të pronarit të kafenesë. Sipas informacioneve, një mik i pronarit kishte thirrur në biznes anëtarët e grupit për të identifikuar autorët me origjinë shqiptare, të cilët sulmuan dhe bënë për në spital djalin e shokut të tij.

Grupi hyri në dyqan dhe u drejtua drejt tavolinave VIP. Anëtarët e mafias kanë biseduar me pronarin dhe kur janë larguar janë ndeshur me anëtarët e një grupi rival që ndodheshin brenda dyqanit.

Dëshmitarët okularë raportuan se fillimisht filloi një përleshje dhe kërcënime intensive në gjuhën shqipe dhe më pas “Luanët” nxorrën armët që çuan në plagosjen vdekjeprurëse të hidraulikut fatkeq që ndodhej brenda lokalit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...