4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Raporti i DASH tregoi Shqipërinë e vërtetë”/ Luçiano Boçi,: “Drejtësi jo e lirë! Korrupsion i frikshëm”

Deputeti i PD Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur me raportin e DASH për Shqipërinë. Në një status në “Facebook”, Boçi shkruan se babëzia dhe egoja e sëmurë e kryeministrit Edi Rama për të kapur çdo pushtet dhe çdo medium, po ndodh aktualisht në Shqipëri.

Ai thekson se raporti i DASH flet qartë edhe për rastin e shembjes së “Prestige Resort” dhjetorin e vitit të kaluar, për të cilin deputeti i PD shton se në raportin e DASH është e dhëna më shqetësuese, që lidhet edhe me gjendjen e medias në vend.

STATUSI:

Raporti i DASH tregoi Shqipërinë e vërtetë! Drejtësi jo e lirë! Korrupsion i frikshëm! Media të kapura!

 

 

Babëzia dhe egoja e sëmurë e Edi Ramës për të kapur çdo pushtet dhe kufizimi i çdo mediumi për të thënë i lirë dhe i pavarur atë që sot po ndodh në Shqipëri, po e çojnë vendin në zgrip të kufizimit të demokracisë si kurrë më parë.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit praktikisht ka rrëzuar një qeveri të kalbur që qëndron ende në pushtet me forcën e parave të pista dhe shpërdorimit të çdo resursi shtetëror sa herë që ka procese zgjedhore.

A ka sot Shqipëria drejtësi të pavarur ashtu siç parashikohet në kushtetutë?  “Presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raportin e DASH.

A ka sot korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes? “Korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private”, thuhet në raportin e DASH.

Por e dhëna më shqetësuese në raportin e DASH, lidhet me gjendjen e medias në Shqipëri! “Qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”. Rasti më flagrant i përmendur në raport është ai i shembjes së “Prestige Resort”, të pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu, në dhjetorin e vitit të kaluar!

Kjo është panorama e zezë e një Shqipërie që është e bukur vetëm për Edi Ramën dhe pushtetarët e tij. Kjo është Shqipëria që nuk bën progres! Kjo është Shqipëria që ka ëndërruar Edi Rama në projektin e tij për të rikthyer diktaturën në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare! Kjo është Shqipëria që duam të ndryshojmë! E nisim ndryshimin nga qytetet tona!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...