22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Raporti i DASH për shembjen e “Prestige Resort”, Salianji: “Vendosni tritol për t’u mbyllur gojën mediave”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se qeveria përdor tritol për t’u mbyllur gojën mediave.

Komentet Salianji i bëri gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, teksa po debatonte mbi raportin e DASH për Shqipërinë me deputeten socialiste Elisa Spiropali, ku theksohej mungesa e lirisë së mediave.

Salianji tha se në Shqipëri mungesa e lirisë së medias është një problem kyç dhe shtoi se problematikë gjithashtu mbetet edhe korrupsioni dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit.

“Kontributi kryesor është i SHBA-ve në këtë mision dhe duke vlerësuar rolin e SHBA-së ne e votojmë pro këtë marrëveshje. Raporti i djeshëm i DASH e nxinte dhe e sterronte Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes. Korrupsioni i vazhdueshëm, mungesa e zbatimit të ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit ishin disa nga shqetësimet kryesore.

Jemi në autokraci të plotë. Unë po lexoj raportin e DASH. Korrupsioni endemik dhe shkatërrimi i shtetit ka bërë që sot të mos kemi shtet. S’ka institucione të pavarura. Siç përdorni komisionin këtu për të mbyllur zërin, vendosni tritol atje thoshte DASH për t’u mbyllur gojën mediave. Vendosni të kërcënoni me gjyqësor atë që keni kundërshtar.

Gjyqësori është në dorën e qeverisë. Ça doni më shumë se raporti i DASH. Kemi kaq kohë që presim të vijë drejtori i policisë këtu për të dhënë sqarime dhe nuk ka asnjë përgjigjë nga ministri apo drejtori i policisë për të dhënë përgjigje këtu për gjendjen e rëndë të krimit në Shqipëri, për ato kamerat e krimit në vend.

Keni ndonjë shqetësim ju për këtë apo jo? Pse thoni faleminderit, faleminderit se jeni skandal? Juve vetëm tërmeti ju trondit, raporti i DASH nuk ju trondit. Kërkojmë ministrin e Brendshëm dhe nuk vjen, kërkojmë drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe nuk vjen”, është shprehur Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...