22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Berisha i drejtohet Gjykatës Administrative të Apelit me padi: KQZ të çregjistrojë PD-në e Alibeajt në zgjedhjet e 14 Majit

Këtë të martë, 21 mars, në orën 14:15, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkespadisë së depozituar nga grupimi i Sali Berishës, që kërkon që KQZ të çregjistrojë subjektin “Partia Demokratike”, e regjistruar me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.

Në padi, kërkohet që gjykata të regjistrojë Partinë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Berisha, si subjekt zgjedhor në 14 maj.

Po ashtu dhe përfshirjen e subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
NJOFTIM PËR MEDIA

Në datën 21.03.2023 ora 14:15, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën Rr.“Ismail Qemali” Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e kërkespadisë me palë:

PADITËSE: Partia Demokratike e Shqipërisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

OBJEKTI: Ndryshimin e Vendimit nr.27, datë 16.03.2023 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke vendosur:

1. Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, të çregjistrojë subjektin “Partia Demokratike”, e regjistruar me nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar;
2. Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023;
3. Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga Kryetari z.Sali Berisha, si pjesë e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimin e datës 18.03.2023.

Për dijeni, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me Vendimin nr.27, datë 16.03.2023, objekt i padisë së mësiperme, ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr.33 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z.Ledio Nuraj dhe z.Franci Nuri;
2. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr.32 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z.Indrit Sefa;
3. Ankuesi “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Indrit Sefa të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: – Deklaratën sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 64 të Kodit Zgjedhor me të dhënat për nënkryetarin z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë; – “Deklaratën e angazhimit solemn” të nënshkruar nga nënkryetari z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
4. Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e Komisionerit të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me nënkryetarin, z.Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;
6.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij”.

Tiranë, më 21.03.2023

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...

Vizita e Mbretit Charles III në SHBA, mes simbolikës historike dhe sfidave diplomatike

0
Vizita shtetërore e Charles III dhe Camilla në Shtetet e Bashkuara po konsiderohet një moment kyç për marrëdhëniet anglo-amerikane, në një kohë simbolike që...

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...