26 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë / Manastirliu: Synojmë deri në 15 mijë të vaksinuar në ditë

Këtë të martë është mbledhur Kuvendi i Shqipërisë, për të miratuar Aktin Normativ, për dhënien e autorizimit të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliut dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetajt zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinave, me qëllim sigurimin e sa më shumë dozash vaksinash anti-COVID.

Ogerta Manastirliu gjatë seancës së sotme ka theksuar se është e nevojshme që të diversifikohet portofolin e vaksinave dhe se objektivi kryesor është që të mund të vaksinohen 10-15 mijë qytetarë në ditë.

“Deri tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 90 mijë vaksina të cilat janë të llojeve të ndryshme duke përfshirë vaksinën ‘Pfizer’ me të cilët kemi një kontratë prej 500 mijë dozazh. Nga Covax pritet të kemi edhe sasinë ekzakte të lëvrimit gjatë muajit prill.Të vijojmë me planin tonë të vaksinimit për të arritur vaksinimin masiv. Dua të them se miratimi i këtij akti është një ndër hapat konkret dhe pozitiv që po ndodh. Tashmë kemi të dhëna dhe publikime shkencore. Është e nevojshme që të diversifikojmë portofolin e vaksinave që të kemi akses dhe të nisim vaksinimin masive. Po vaksinojmë sipas një plani shumë të mirë. Objektivi është të vijojmë shtrirjen e vaksinimit. Po punojmë që kapacitete tona t’i kemi të përgatitura. Të kemi mundësi të vaksinojmë nga 10 mijë  deri mbi 15 mijë vaksinime në ditë ky është objektivi jonë”. 

“Tregu i vaksinave është një treg i vështirë, ka luftë bërrylash dhe sigurisht sigurimi i vaksinave dhe për efekt të prodhimit të ulët është një përpjekje e vërtetë për vendet e botës, ndaj qeveria shqiptare është angazhuar për të pasur vaksina në kohë të shpejtë. Akti normativ që miratojmë sot është pikërisht dhënia e lejes, për të vijuar negociatat me ato prodhues të vendeve që kanë tashmë vaksina të certifikuara dhe distributorë të autorizuar, që të kemi mundësi të vijojmë këtë proces masiv të gjithë vendit. Vetëm disa vende të mëdha kanë siguruar 70% të tregut të vaksinave përgjatë 2021. Ka shumë vështirësi pasi aksesi në vaksinë për arsye të mungesës në treg, bëhet i vështirë. Vështirësi hasen të gjithë botë, besoj e ka rëndësi për të theksuar se nr i shteteve të BE-së që tashmë nuk përjashtojnë asnjë vaksinë është rritur ndjeshëm. Gjermania dhe Italia janë shprehur qartë së do të hedhin vështrimin edhe ndaj vaksinës rusë. Ky akt normativ është një tjetër hap drejt sigurimit të vaksinave të sigurta”, tha Manastirliu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...