10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Boçi denoncon në Kuvend sulmin e qeverisë ndaj Prestige Resort: “Ju nuk pyesni më për asgjë”

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka denoncuar në Kuvend sulmin e qeverisë ndaj Prestige Resort.

Boçi deklaroi se ky është një sulm i hapur ndaj medias së lirë, duke cituar kritikat që listohen në raportin e DASH për Shqipërinë. Ai u shpreh se bllokimi i resortit lidhet me planin e mirëdetajuar për eliminimin e medias së lirë dhe opozitës në Shqipëri.

“Kërkesa jonë për mocion me debat niset nga fakti se raporti i DASH është një nga më të rëndët për situatën në Shqipëri. Si kësaj here rëndesa nuk ka qenë kurrë sepse tregon qartazi rrëshqitjen e Shqipërisë drejt një autokracie idiote. Flitet për lirinë e medias dhe kapjen e reformës në drejtësi. Situata është ajo që pasqyron ky raport.

Dje shqiptarët kanë parë edhe një shfaqje absurd bllokimi dhe luftën që Rama vazhdon ndaj medias së lirë. Bllokimi i resortit është vazhdim i luftës ndaj medias së lirë. Është një program i mirëdetajuar për eliminimin e medias dhe opozitës dhe largimin e zërave të lirë. E vetmja dritare e lirë e medias sot janë rrjetet sociale. Më shqetësuese janë gjendja e drejtësisë, gjendja e korrupsionit e lidhur ngushtë me inceneratoroët. Raporti përcakton që qeveria ka grabitur para nga inceneratorët.

Duke qenë se unë vij nga Elbasani, ka qenë akti i parë korruptiv më i madh dhe u ndoq nga Tirana dhe Fieri. Sot asnjëri prej tyre nuk punon. Kemi dëshmuar dhe kemi vërtetuar që teknologjia e përdorur atje është një teknologji e vjetër dhe vdekjeprurëse. Elementi kryesor i incenratorit janë hiret sipas të gjitha manualeve, duhet të futen në tankera hermetikë dhe të transportohen larg vendit të djegies.

Është zgjedhur në mënyrë cinike goditja e medias në datë 22 Mars për shkak se ishte datë fetare dhe festë politike. Ju nuk pyesni më për asgjë. Jeni gati të godisni jo vetëm njerëzit me jetët e tyre por edhe datat në festat e tyre”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...