26 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Vijon intensivisht vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve/ Rama:”Sot arrimë në 50 mijë të vaksinuar në ditët në vijim do të …

Vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve vijon intensivisht në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve dhe petagogëve në Tiranë.

Ogerta Manastirliu ka berë me dije se deri tani, janë vaksinuar 200 pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe mbi 12 mijë arsimtarë.

“Sot vaksinohen këtu në Universitetin e Tiranës 200 pedagogë. Në tërësi janë vaksinuar mbi 12 mijë arsimtarë ose 30% e mësuesve e kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Kemi arritur në një mbi 48 mijë vaksinime, ndërkohë që procesi po vijon”

Ndërkohë ministrja Manastirliu shtoi se me dozat e ardhura dje do të vijojë vaksinimi i të moshuarve, duke ndjekur kqshtu planin e vaksinimit.

“Doza që mbërritën dje do të vijojnë vaksinimin e të moshuarve që të zgjerojmë sa më shumë fashën në grupmosha duke ndjekur planin e vaksinimit. Kemi 90 mijë doza vaksinash në totale, ndërkohë që presim doza të tjera Pfizer në ditët e para të prillit, për të vijuar më pas vaksinimin masiv. Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të Astra Zenecës, e cila deri tani kemi një të dhënë deri në 60 mijë deri në 80 mijë por jemi duke pritur për një informacion”.

Ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama ka shtuar në postimin e bërë në rrjetet sociale se ditën e sotme arrijnë shifrën 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim do të rritet vijimësisht numri i vaksinimeve, falë edhe dozave plus që janë siguruar e do të sigurohen në vazhdim.

opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...