Partia Socialiste ka zgjedhur sot (25 mars) kandidatin për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e 14 majit.
Në garë ishin Ermal Dredha dhe Fate Velaj, ndërsa votimi nga Asambleja e PS do të jetë i fshehtë.
Pas numërimit të votave fitues doli Ermal Dredha, i cili arriti të sigurojë 200 vota më shumë se rivali i tij Fate Velaj.
Ndërkohë i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.