26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ftojmë çdo demokrat të bashkohet në këtë betejë, mos të ndjekë…”, Berisha mblodhi sot Kryesinë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë e tij ku do të diskutohet në lidhje me emrat me të cilët do të kandidohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha ka bërë me dije miratimin e listës për kandidatët e këshillave bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Përsa i përket koalicionit Meta-Berisha, ish kryeministri tha se Partisë së Lirisë do i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ 20 pozicione kandidimi dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione kandidimi në listën e koalicionit.

Berisha:

Po vjen afati i dorëzimit të listave të këshilltarëve. Fushata vijon me intensitet në të katër anët e vendit. Ekziston një optimizëm i madh. Kundërshtari ynë përdori gjatë fushatës edhe arrestime të kryebashkiakëve të vet që t’i disiplinojë. Kjo e jona kontraston si dita me natën me transparencën e frymën e bashkimit. Demokratët të vendosur të mos mashtrohen e të vijojnë kontributin në PD, të mos ndjekim dy pengje të diskretituar të mbajtur peng me lidhje krimi nga Edi Rama. Për lidhjet e tyre të krimit janë të larguar nga PD, nuk e kemi në Statut por është e kuptueshme. kushdo që del jashtë standardeve e humbet automatikisht këtë të drejtë. Të dy, Basha me dosjen e mbyllur nga Rama, Alibeaj me probleme të thellë e serioze që nuk i ka deklaruar, po mbahen peng e keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Rama. Rruga e vetme për të sjellë shpresën është ndryshimi. Mbledhja është thirrur për të formalizuar listat e dërguara nga degët për këshilltarë në 61 bashkitë e vendit. Kanë qenë gjithsej 5 mijë kandidatura.
Ka një kufizim në listat që do jenë të përbashkëta me Partinë e Lirisë. Në koalicion është bërë e qartë që është marrë për bazë mesatarja elektorale”, tha Berisha. Propozimet janë të shkëlqyera. Shpallja e listave të tyre është nxitje e madhe për fushatën tonë. Listat janë negociuar me aleatët dhe u ra dakord që, Partia e Lirisë, të marrë 240 pozicione , Paria PBDNJ 20 pozicione, PDK 6 pozicione. pjesa tjetër i takon PD-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...