10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Tërhiqem nga gara e të mbështes ty”, Indrit Hoxha për bastin me Alibeaj

Kandidati i dalë nga procesi i “Primareve” për bashkinë e Vorës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Indrit Hoxha tregoi bastin që ka vendosur me kandidatin e nxjerrë nga Enkelejd Alibeaj, po për të njëjtën bashki.

Ai u shpreh se kandidati i Alibeajt nuk ka komisionerë dhe as vëzhgues. Hoxha i ka thënë se nëse ka 270 komisionerë dhe vëzhgues ai do të tërhiqet nga gara dhe do të mbështesë kandidatin e Alibeajt.

Indrit Hoxha:

Interesi është se të 61 kandidatët e PD-së duhet të shpalosin sa më shpejt programet e tyre për qytetarët shqiptarë. Ky është interesi që kanë dhe qytetarët. Unë kandidoj në Vorë, kanë nxjerrë një kandidat tjetër por unë nuk e kam problem fare. Kandidati me shumë mundësi do të tërhiqet. PD është aset kombëtar dhe sot vula është konfiskuar nga një grup i vogël që edhe ata janë demokratë. Në Shqipëri janë rreth 5 mijë qendra votimi, domethënë Alibeaj duhet të ketë gati 20 mijë komisionerë, 1600 kandidatë për këshilltarë bashkiakë dhe 61 kandidatë për bashkitë. Unë mendoj se Alibeaj nuk i ka këto. Kjo do të thotë se praktikisht Enkelejd Alibeaj t’i dorëzosh të gjithë procesin zgjedhor në dorë. Këto komisionerë do i plotësoj KQZ.

Kandidati që ka nxjerrë Alibeaj përballë meje në Vorë , i kam kërkuar një gjë, që i duhen 270 komisionerë dhe vëzhgues. Kush është lista e këshillit bashkiakë që ti ke? Ai nuk ka as komisionerë, as vëzhgues as listë këshilli dhe thotë do të fitojë. Jemi takuar rastësisht. I kam thënë që nëse ke 270 komisionerë unë tërhiqem dhe të mbështesë ty.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...