25.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Ishte zhdukur prej dy javësh, gjendet trupi i pajetë i 48-vjeçares në një zonë të pyllëzuar në Ndroq

Gjendet trupi i pajetë i një 48-vjeçareje të zhdukur prej gati dy javësh.

Sot rreth orës 09:00, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje, Ndroq, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetases Dh. D., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Kjo shtetase është shpallur në kërkim në datë 14.03.2023, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

 

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT