8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, OSBE/ Për të ardhur keq për vendimin e Serbëve, duhet të marrin pjesë në zgjedhje

Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës, në të cilat Lista Serbe ka vendosur të mos marrë pjesë, për çka OSBE thotë se do ta kufizojë zgjedhjen e lirë për votuesit. Ky mision nuk ka treguar nëse do t’i monitorojë zgjedhjet në Veri, mirëpo ka deklaruar se mbrojtja e komuniteve është prioritet i lartë për ta. “Komunitetet kanë përgjegjësi të marrin pjesë në proceset demokratike”, kanë thënë nga ky mision.

Më 23 prill do të mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Përgjatë afatit 14 ditor të KQZ-së për aplikim për certifikim të kandidatëve dhe partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet në Veri, Lista Serbe ka vendosur të mos aplikojë.

Ky vendim i Listës Serbe, OSBE thotë se është “për të ardhur keq” pasi vlerësojnë se do të kufizojë zgjedhjen e lirë për votuesit në zgjedhjet e 23 prillit.

“Është për të ardhur keq që Lista Srpska ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme komunale në katër komunat veriore. Kjo do të kufizojë zgjedhjen e lirë për votuesit në këto zgjedhje”, ka thënë OSBE në një përgjigje për Express.

Nga OSBE kanë deklaruar se komunitetet kanë përgjegjësi të marrin pjesë në procese demokratike sepse pjesëmarrja në zgjedhje është thelbësorë për përmirësimin e qeverisjes lokale.

“Mbrojtja e të drejtave të të gjitha komuniteteve është një prioritet i lartë, veçanërisht për OSBE-në, ndërsa komunitetet gjithashtu kanë përgjegjësi të angazhohen në institucione dhe të marrin pjesë në proceset demokratike. Pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale është thelbësore për përmirësimin e qeverisjes lokale dhe krijimin e kushteve që të gjitha komunitetet të prosperojnë.”

OSBE thotë se është thelbësore që zgjedhjet e 23 prillit të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

“Zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill duhet të zhvillohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përputhje me praktikën dhe procedurat e vendosura. Është thelbësore që ato të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.”

Kushtet e serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje

Në dhjetor, kur edhe deklaruan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet që u patën caktuar për 18 dhjetor, Lista Serbe paraqiti kushtet e saj për të garuar në zgjedhje.

Ndërkaq, të enjten, ata deklaruan se përpos që nuk do të marrin pjesë në ato zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak se nuk janë plotësuar kërkesat që i kanë shkaktuar largimin e tyre nga institucionet e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në asnjë zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre legjitime.

Kushtet e tyre ishin tërheqja e vendimit për targat dhe nisja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, kishte deklaruar Rakiq.

Çështja e targave është zgjidhur, derisa për asociacionin Kurti e Vuçiq janë dakorduar më 18 mars në takimin në Ohër. Mirëpo as këto nuk e kanë bindur Listën Serbe që të marrë pjesë në zgjedhje.

Kandidatët për kryetarë të komunave në Veri

Mitrovicë e Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica).

Leposaviq: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovskih Srba).

Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron Hasani (VV),

Zveçan: Ilir Peci (PDK), Fetah Peci (VV), Sladjana Pantoviq (e pavarur).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...