34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rama për rritjen e pagave : Rritja do të bëhet në raport me mundësitë, ato do të konkurrojnë sektorin privat

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes se qeverisë bëri me dije se rritja e pagave në vendin do të jetë në raport me mundësitë që ofron vendi, pasi pritshëritë jorealiste për të mund ta fusi vendin në një gropë të thellë. Kryeministri gjithashtu u shpreh se rritja e rrogave për setorin publik do të ndikojë edhe në sektorin privat pasi kjo të të nxis standarte të reja dhe konkurruese për tregun e punës.

Rama u ndal të fliste edhe për të moshuarit, të cilët do të marrin 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre.

Sakaq ai premtoi edhe rritje pagash për disa sektorë të tjerë, ku shtoi se synohet që të arrihet në një pagë mesatare 900 euro në vitet në vijim.

Rama: Tani, para së gjithash, ato janë të gjitha zotime që nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet dhe për pensioniste, për njëmijë e nje aryse ata kanë marrë më pak se të gjithë, as nuk duhet ti kalojë në mendje dikujt se kjo është një taktikë elektorale. Ky për pensinistët është një adresim i një problemi në vazhdim sepse qeveria shqiptarët është aty në mbrojtje për ta. Ky shpërblim vjen për shkak të rritjes së çmimit të energjisë dhe çmimeve pas luftës. Nuk mund ti themi pensionistëve prisni sepse ka zgjedhje elektorale, për ta kjo është shumë e rëndësishme si 1,000 lekë ashtu edhe 5,000 lekë. Nuk jemi në kushte të zakonshme dhe nuk mund t’u themi njerëzve prisni edhe katër muaj sepse kështu është puna. Ne do të bëjmë një rritje pagash historike në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është një rritje pagash, ndryshe nga rritjet e tjera që kemi bërë më parë. Por një rezultat i reformave, përpjekjeve dhe ndryshimeve që kanë ndodhur, për të cilat shumë njerëz thonë përse ne kemi ende paga më të ulëta se sa të tjerët në rajon. Pagat nuk rriten sipas qejfit, por në raport me mundësitë për të garantuar pagimin e tyre. Duke qenë se ne i kemi hedhur bazat do të bëjmë tani reformën më të rëndësishme për njerëzit, të të gjithë strukturës së pagave. Kjo reformë do të impaktojë drejtpërdrejt edhe sektorin privat. Do të hyjmë në një faze ku shteti do të bëhet konkurrent me sektorin privat dhe këtu flas për pagat e larta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...