27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Nisja e fushatës elektorale / KQZ letër Qeverisë, Kryebashkiakëve, partive e kandidatëve të pavarur :

Një ditë para nisjes së fushatës elektorale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një shkresë Kryeministrisë, ministrive, bashkive, partive politike dhe kandidatëve të pavarur.

KQZ u bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor.

“Duke marrë në konsideratë raportet e para të depozituara nga monitoruesit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta dhe me qëllim për të përgatitur, zhvilluar dhe administruar zgjedhjet e datës 25 prill, i bën apel të gjithë drejtuesve të institucioneve publike të tregojnë vetëpërmbajtje e të përmbushin detyrimet e tyre sipas Kodit Zgjedhor lidhur me zbatimin e nenit 91 të ligjit nr. 10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar…. “Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”, thuhet në shkresë.

Fushata elektorale nis zyrtarisht nesër, 25 mars.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...