35.4 C
Tiranë
Wednesday, July 29, 2026

Mungesa e fuqisë punëtore/Në Berat paralajmërohet shtrenjtimi i bukës, Shoqata: Për të mbajtur punëtorët pagat janë rritur 80%

Mungesa e fuqisë punëtore po shton kostot edhe te prodhuesit e bukës.

Prej muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve shumë furra buke në vend janë detyruar të rrisin pagat deri në 80%, me qëllim mbajtjen e profesionistëve. Shtimet e pagave kanë vështirësuar gjendjen te disa furra buke, të cilat kanë njoftuar për rritjet e para të çmimeve të bukës.

Në Berat një furrë buke ka lajmëruar se nga 1 prilli çmimet e bukës do të rriten nga 10 deri 20 lekë, për shkak të rritjes së pagave dhe vështirësive së gjetjes së punonjësve.

Kryetari i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se rritja e çmimeve është individuale, ndërsa shtoi se nuk ka shtrenjtim të bukës masive në të gjithë tregun.

Peshkopia gjithashtu nënvizoi se mungesa e fuqisë punëtore, veçanërisht në rrethe është prezente edhe për prodhuesit e bukës.

Sipas tij për të mbajtur fuqinë aktuale të punëtorëve, furrat e bukës në shkallë vendi prej muajit shtator të vitit të kaluar në mënyrë të herëpashershme kanë rritur pagat e punonjësve. Drejtuesi i shoqatës thekson se prej vitit të kaluar pagat janë rritur 20 deri 80%.

“Për shkak të largimeve të popullatës për të mbajtur pozicionet e profesionistëve furrat e bukës kanë rritur pagat e punonjësve duke i çuar në nivelin mbi 50,000 lekë në muaj . Rrogat për shitëset dhe furrtarët janë rritur 20 deri 50%.

Për pozicionin e furrxhiut që është punëtori më kyç, pagat variojnë nga 60 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Rritja më e lartë ka qenë për punonjëset e pastrimit në nivelin 70 deri 80%, pasi është shumë e vështirë të gjesh punonjëse pastrimi”, pohoi z. Peshkopia.

Aktualisht çmimi i bukës masive është 100 lekë. Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës masive u rrit 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71,4%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator 2021, ku çmimi i bukës masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë (rritja 14%).

Në mesin e muajit mars 2022 çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë (rritja 25%). Ndërsa në disa rrethe, si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti çmimi i bukës arriti në 120 lekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sherri për pronat degjeneron në Pukë, dy të plagosur dhe tre të arrestuar pas...

0
Një konflikt i vjetër për motive pronësie mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka përfunduar me përplasje fizike, duke lënë pas dy...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të merrni një iniciativë që do t’ju afrojë më shumë me objektivat tuaja. Në dashuri, komunikimi i...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 29 Korrik 2026

0
Për 29 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti tipik i verës, me diell në pjesën më të madhe të territorit dhe temperatura...

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...