21.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

“Shëndetësia para se të kërkojë para, kërkon zemër”/ Meta: “Shëndetësia është në kolaps për shkak të keqqeverisjes”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se sot shëndetësia shqiptare është në kolaps për shkak të keqqeverisjes, ndërsa këtë sektor e nxori ‘zbuluar’ pandemia e COVID-19.

Në një tryezë për shëndetësinë, Meta theksoi se qeveria tentoi që të fshihte shifrat e viktimave nga COVID-19, ndërsa shtoi se janë keqpërdorur fondet për këtë fatkeqësi.

“Shëndetësia para se të kërkojë para, kërkon zemër. Kërkon zemër në qendër të vendimeve që do të marrim. Ta mendojmë si njerëz që kanë probleme shëndetësore. Nuk ka gjë më të rëndësishme si shëndeti. Kujtohemi shpesh për shëndetin kur e humbasim, ose kur e kemi në momente kritike. Politikat parandaluese janë më të favorshme për shtetin. Lekët janë për shëndetin. Një shtet i përgjegjshëm e ka prioritet shëndetin. COVID-19 testoi sistemin tonë shëndetësor dhe atë rreth nesh dhe tregoi se kemi mjekë të jashtëzakonshëm, dhe infermierë të jashtëzakonshëm që u sollën si heronj. Një pjesë e tyre për fat të keq humbën jetën në këtë betejë.

Kjo gjë tregoi jo vetëm humanizmin e mjekëve, por njëkohësisht tregoi çorganizimin e sistemit tonë shëndetësor. Tanket dilnin për të penguar virusin, një herë thuhej; vini maskat dhe një herë jo. Pesha e shpenzimeve të shqiptarëve u rritën shumë pasi u mbyll gjithçka. U harxhuan 270 mln euro nga familjet shqiptare për të përballuar këto kosto. Shëndetësia është në kolaps të frikshëm për shkak të një politike të frikshme, këtë gjë e tregoi dhe pandemia se si u manipuluan shifrat e vdekjeve. U bënë tendera sekretë për përballimin e kësaj pandemie. Duhet të vendosim zemrën në gjithë vendimmarrjen tonë për sa i takon shëndetit.”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...