18.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Lefter Alla në krahasim me Edi Ramën, është thjesht një hajdut xhepi, Berisha nga Bulqiza

Berisha pas prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie në Bulqizë u ndal te problematika kryesore si e cilëson dhe ai, monizmi që është vënë në Shqipëri. Kryedemokrati e përcakton situatën e sotme si një monizëm, ku thotë se kryeministri Edi Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit që vendi ynë ka patur, Ramiz Alia. Berisha denoncon sigurinë në vend, ku shprehet se ndërkohë që zyrtarët thonë se rendi është më i sigurt se kurrë, çdo javë thotë Berisha vriten njerëz nga automatikë. Më tej kreu i PD-së nflet dhe për investimet e rrugëve, për të cilat sipas tij bëhen vjedhje të jashtëzakonshme, ku nga 2 milon euro që duhet për të ndërtuar një autostardë në fushë, qeveritarët e kanë bërë me 24 milion euro. Gjithashtu dhe shkolla Sami Frashëri që nga 6 milion euro me të cilat u rikonstruktua mund të bëhej me 700 mijë euro.

Berisha: Në të 4 anët e Dibrës, rezervat janë përrallore, në çdo aspekt. Çpo ndodh me ne atëherë? U them se shkaku më madhor është monizmi. Në monizmin e parë ne u katandisëm në njerëzit e tretë më të varfër të planetit. Kuyr dolëm ishim në kufi të ekzistencës, pas 32 vitesh përsëri jemi në monizëm, të gjitha pushetetet i kontrollon njeri. Edi Rama kontrollon sot 10% më shumë se Ramiz Alia. Do të thotë që për ju nuk ka të drejta. Për ju nuk ka gjykata që tju garantoj atë, urdhëri arbitrar bën ligjin në këtë vend. Çdo javë vriten njerëz të pafajshëm nga kabare automatiku, lëvizin të lirë bandat, deklarojnë se rendi është më i sigurt se kurrë, ndërkohë që sot bandat nga Edi Rama kanë lisencë vrasje, nëse i thotë “hani kokën njëri-tjetrit” do të thotë që policia nuk ezkiston. Pra a do vahzdojmë ne me këtë pasiguri ekstreme për qytetarët? Me këtë mungesë totale të të drejtave. Monizmi është pushteti i një njeriu. N ë mbarë Shqipërinë sot, vjedhja është bërë universale. Para disa kohësh pashë një fotografi ku Lefter Alla kishte shtruar një rrugë në një mënyrë që se kisha parë kurrë. Pllaka betoni, sigurisht ishte një çudi, po në krahasim me Edi Ramën është thjesht një hajdut xhepi. Sepse ata vjedhin me qindra miliona, sepse ky monizëm po i përzë shqiptarët nga Shqipëria. Po troket varfëria dhe dëshpërimi. Në 2013 arritëm një pikë historike, rrogat më të larta në rajon. Vendi më i pasur i rajonit për nga pasuritë. Nuk ka një vend të dytë në Evropë me pasuritë e Shqipërisë. Miqtë e mi, çfarë ndodh sot, kemi rrogat më të ulëta në rajon, paguhemi 30% më pak. Buxheti i Kosovës është dy herë më i ulët, por Kosova ato që i merr gjen mënyra që tua kthejë qytetarëve. Në rroga, pensione. Çfarë ndodh në Shqipëri, si ka mundësi që në 8 vite në këtë qark nuk tregon dot një rrugë të përfunduar, që nuk ndodhi asnjë investim, si ka mundësi rruga e përfunduar Klos-Bulqizë, pret dhe nuk përdoret. Ky rreth që rezerva kromi. Nuk investojnë aty, po në fushë ndërtojnë 24 milion euro një rrugë 2 milion euro. Rrugë anësore me një çmim 2.5 herë më i lartë se autostrada. Shkolla n6 milion euro kur kushtojnë 700 mijë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT