7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Berisha në Bulqizë : Shqipëria në 8 vite ka humbur mbi 1 milion qytetarë

Sali Berisha nga Bulqiza ku ka prezantuar dhe kandidatin për Kryebashkiak Bedri Fikun, ka folur gjithashtu dhe për rëndësinë që kanë këto zgjedhje sipas tij. Ai i cilëson zgjedhjet lokale të 14 majit si më të rëndësishmet që nga viti 92, pasi Shqipëria konstaton ai është në një pikë kritike të sajën ku në 8 vite janë larguar mbi 1 milion shqiptarë drejt vendeve të BE dhe më tej. Për të Bedri Fiku ëështë kandidati që do sjellë ndryshimin, nëpërmjet transparencës dhe shërbimet që do bëjë për t’ua përmisuar jetesën qytetarëve.

Berisha: Një mirënjohje të thellë për të gjithë banorët e Bulqizës. Sot kam nder të madh të paraqes para jush njeriun që ju në 32 vite keni mbështetur më shumë për këtë kandidaturë. Bedri Fiku është i votuari juaj. Këta kandidatë janë dhëndurët e lirisë. Unë kam kënaqësinë që paraqes para jush një nga intelektualët më shembullor të Bulqizës. Me bindjen më të madhe se Defrimi me përkushtimin për ju do të bëjë të gjitha përpjekjet që të shkojë në zhvillime çdo qindarkë e taksave tuaja. Do bëjë gjithçka për të shtuar burimet e të ardhurave. Më 14 maj ne votojmë ndryshimin. Defrim Fiku është kandidati i ndryshimit. Ky ndryshim është i një rëndësie jetike, për kombin shqiptar. Jam sot këtu për tju bërë thirrje të mendojmë për një moment pse ne po shkretohemi në këtë mënyrë, pse Shqipëria në 8 vite ka humbur mbi 1 milion qytetarë. Më shumë se 1/3 e saj. Kurrë në historinë tonë nuk kemi patur një shkretim të tillë. Asnjë luftë nuk na pakësuar ne në këtë mënyrë sa jemi pakësuar në këto 8 vite. Në historinë e botës nuk do ta gjeni këtë. Polonia, vendi më i dëmtuar nga LLB2, humbi 20% të popullatës, kurse ne nga 2014 deri sot 35% të popullatës. A është jetike që secili nga ne të shtrojë pyetjen ku po shkojmë ne kështu. A do pranojmë këtë shfarosje?

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...