vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe zonën e jugut.
Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra. Gjithashtu në relievet malore të kësaj zone në lartësitë mbi 700 metër parashikohen reshje të dendura dëbore. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.