12.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Zgjedhjet e 14 majit/ Shefja e ODIHR: Kandidatët të luajnë në kushte të barabarta, ne nuk jemi ‘policë’

Audrey Glover, shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, një deklaratë për mediat ka komentuar zgjedhjet e 14 majit që do të mbahen në vendin tonë ku është shprehur se vota e qytetarëve duhet të jetë e sigurt dhe të numërohet korrekt.

Glover tha se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë në zbatim me ligjin dhe se ODIHR nuk ka ardhur në rolin e një polici por kërkohet të shihet se sa transparente do të jenë këto zgjedhje.

Sakaq shtoi se një pikë e rëndësishme të cilën do të vëzhgojë do të jetë pjesëmarrja e grave në zgjedhje dhe se sa i lirë do të jetë raportimi në media.

“Të gjitha vendet e OSBE janë angazhuar të zhvillojnë zgjedhje të drejta, ne do lëmë faktet që të flasin mbi të vërtetën. Ne do i kushtojmë rëndësi punës së administratës zgjedhore, zbatimit të rekomandimeve të mëhershme dhe mjedisit të fushatës për të parë nëse do jetë efikase ose jo, do të shohim pjesëmarrjen e grave në zgjedhje dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara. Do të shohim dhe regjistrimin e zgjedhësve dhe kandidatëve, raportimin në media dhe nëse kjo e fundit do të pengohet. Do të shohim me kujdes financimin e fushatave zgjedhore, theksojmë se zbatimi i ligjit është po aq i rëndësishëm sa ai vetë misioni i vëzhgimit do të nxjerrë një raport të ndërmjetëm dhe do të kemi një konferencë pas zgjedhjeve, ku do të deklarojmë konkluzionet paraprake.

Raporti përfundimtar do të jetë pas 8 javës, dhe mund të rekomandojmë lidhur me këto zgjedhje. Në këto rekomandime do parashikohen sesi ODIR kërkon të ndihmojë Shqipërinë në lidhje me zgjedhjet. E rëndësishme është se roli ynë është të vëzhgojmë dhe të raportojmë. Ne nuk ndërhyjmë në zgjedhje, nuk jemi as polici as politikanë. Ne jemi profesionistë të zgjedhjeve, nuk na intereson rezultati por duam të shohim sa transparent është procesi dhe nëse përputhet me kërkesat e OSBE. Ne na intereson që rezultatet të dalin në mënyrë korrekte, zgjedhësit duhet të kenë besim në integritetin zgjedhor. Pra zgjedhësit të bëjnë zgjedhje reale dhe të jenë të mirinformuar, kandidatët duhet të luajnë në kushte të barabarta dhe zgjedhësit të votojnë të lirë dhe vota e tyre të numërohet korrekt. I takon politikanëve, qeverisë sesi do i përdorin raportimet tona”, tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT