22.5 C
Tiranë
Monday, April 27, 2026
spot_img

Meta pas takimit me Berishën: “Ky është një bashkim për ndryshim jo për pushtet, do rikthejë llogaridhënien”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për gazetarët pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme me ish kryeministrin Sali Berisha në selinë e PD.

Meta deklaroi se do të rikthejnë transparencën dhe llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit pas zgjedhjeve të 14 Majit.

Ai komentoi humbjen e gjyqit në Arbitrazh për çështjen Becchetti, duke theksuar se Shqipëria do të paguajë 110 mln euro për tekat e Edi Ramës.

“Ky është një bashkim për ndryshim nuk është një bashkim për pushtet. Do rikthejë llogaridhënien dhe transparencën për marrjen e vendimeve nga kryetarët e ardhshëm të bashkive dhe këshilltarët bashkiakë. Lajmi që vjen për Shqipërinë që qeveria do duhet të paguajë 110 mln euro gjobën për Bechettin për tekat e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të mbyllur një televizion që nuk e kontrollojnë dot.

Ndërsa dje qeveria e Kosovës fitoi një arbitrazh ndërkombëtar, i treti radhazi për këtë vit. Kosova përmirësohet 20 vende në renditjen botërore kundër korrupsionit kurse Shqipëria ka rënë 27 vende, Kjo përkthehet në rritjen e kostos së jetesës dhe korrupsionin më të lartë në kontinent. Qytetarët e dinë se Edi Rama kujtohet për ta pak javë para se të vijnë zgjedhjet.

Ata nuk mund të harrojnë se përgjegjës për shtrenjtimin e kostos së jetesës është vetëm Edi Rama përmes korrupsionit të tij në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve të ndershme. Zgjidhja është modeli që ofron koalicioni Bashkë Fitojmë. Ulje e taksave dhe përulësi në shërbim ndaj qytetarëve çdo ditë dhe jo të kujtohemi për ta pak ditë para zgjedhjeve siç ndodh me kryebashkiakët aktualë”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hakmarrja pas 10 vitesh? 13-vjeçari i atëhershëm mes të dyshuarve për atentatin ndaj çiftit...

0
Zbardhen detaje të reja nga atentati i rëndë në Balldren të Lezhës, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa në fokus të hetimeve...

Kaos në Vlorë para sezonit turistik: oraret e pastrimit dhe kontenierët bllokojnë rrugët kryesore

0
Me afrimin e sezonit turistik, trafiku në qytetin e Vlorës po rëndohet ndjeshëm, duke nxjerrë në pah edhe problematika të tjera në menaxhimin urban. Një...

Parkim pa kriter pranë Gjykatës në Vlorë: bllokokohet trafiku në një nga zonat më...

0
Parkimi i pakontrolluar i automjeteve pranë Gjykatës vijon të mbetet një problem i përsëritur për drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët. Mjetet e vendosura në mënyrë...

Horoskopi ditor, e Hënë, 27 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Mos u nxito në vendime – reflektimi sot është më i vlefshëm se veprimi i shpejtë. ♉ Demi Je në qendër...

Prashikimi i motit, e Hënë, 27 Prill 2026

0
Më 27 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të forta pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës...