26.5 C
Tiranë
Monday, April 27, 2026
spot_img

Pashkët katolike, Papa Françesku bën thirrje për dhënien fund të luftës në Ukrainë

Papa Françesku u është drejtuar rusëve duke iu kërkuar që të kërkojnë të vërtetën lidhur me pushtimin që shteti i tyre ka nisur ndaj Ukrainës, teksa ka dhënë mesazhin për Pashkët. Ai po ashtu bëri thirrje për dialog mes izraelitëve dhe palestinezëve pas dhunës së fundit.

Françesku mbajti meshën në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit para 100.000 besimtarëve, disa ditë pasi u hospitalizua për shkak të problemeve shëndetësore.

“Ndihmoni popullin e dashur të Ukrainës në rrugën e tyre drejt paqes, dhe le të bie drita e Pashkëve mbi popullin e Rusisë”, tha ai.

Që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar, Françesku të paktën dy herë në javë i është referuar Ukrainës dhe popullit ukrainas që i ka quajtur “martirë” dhe po ashtu ka përdorur shprehje, sikurse agresion dhe mizori, kur u është referuar veprimeve të Rusisë.

Në meshën e Pashkëve, Ati i Shenjtë kërkoi nga Zoti që të “ngushëllojë të plagosurit dhe të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre nga lufta, që të gjithë të burgosurit të kthehen pranë familjeve të tyre. Hapeni zemrën ndaj gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve dhe gjakderdhjeve në botë”.

Papa bëri thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, teksa dhuna është rritur së fundmi në Jerusalem, por edhe ka pasur sulme ku janë përfshirë Izraeli, Libani dhe Siria.

Tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve u rritën pasi javën e kaluar policia izraelite hyri në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem, që konsiderohet vendi i tretë më i shenjtë i myslimanëve. Kjo ngjarje nxiti reagimin e ashpër nga bota arabe.

Në mesazhin e tij, Françesku po ashtu bëri thirrje që të ndihmohen viktimat e tërmeteve të shkurtit që vranë pothuajse 56.000 persona në Turqi dhe Siri./ REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 27 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Mos u nxito në vendime – reflektimi sot është më i vlefshëm se veprimi i shpejtë. ♉ Demi Je në qendër...

Prashikimi i motit, e Hënë, 27 Prill 2026

0
Më 27 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, me tipare të forta pranverore që afrohen drejt verës. Gjatë ditës...

Gjermania akuzon Rusinë për sulme kibernetike ndaj ‘Signal’: dyshime edhe për zyrtarë të lartë...

0
Autoritetet në Berlin kanë fajësuar Rusinë për një seri sulmesh kibernetike që kanë shënjestruar platformën e mesazheve Signal, e përdorur nga politikanë, diplomatë, ushtarakë...

Ermiona Lekbello pendohet pas largimit nga ‘Ferma VIP’: ‘Nuk e prisja këtë mbështetje’

0
Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Ermiona Lekbello, ka reaguar pas tërheqjes së saj nga gara, duke pranuar se vendimi i largimit ka ardhur me emocione...

Fidan në Oksford: ‘Izraeli është kthyer në kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale’

0
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se Izraeli po përbën tashmë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë globale, duke kërkuar një...