25.1 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Berisha: “Qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet, u votua mbi sistemin e patronazhistëve”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në një bashkëbisedim me qytetarët se qëllimi numër një i PD është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë.

I pyetur nëse opozita fiton shumicën e bashkive a do ketë protesta për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Berisha tha se në këtë fushatë Rama po shkel çdo rregull të zgjedhjeve të lira dhe se në fund fatura do t’i shkojë atij.

“Qeveria e Edi Ramës nuk ka legjitimitet. Ai ka humbur që në krijimin e saj.

Kjo qeveri u votua mbi sistemin e patronazhistëve dhe makinerinë e grabitjes së votës.
Qëllimi numër një është rikthimi i të drejtës së shqiptarëve për të votuar si qytetarë të lirë.
Unë ju garantoj se do bëhet gjithçka për t’i shkurtuar jetën qeverisë së Edi Ramës dhe që qytetarët të votojnë të lirë. Edhe në këtë fushatë, Rama po shkel çdo rregull dhe parim të zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.
Në fund, fatura do i shkojë vetëm atij. Ne do fitojmë!”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...