4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Hidhet në erë me tritol makina e kreut të PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca

Policia ka dhënë reagimin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës, ku një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e kreut të PD-së në këtë Bashki Bernard Ndreca.

Sipas policisë lënda plasëse ka shpërthyer në momentin që Ndreca ka hipur në mjet, fatmirësisht pa i shkaktuar atij lëndime. Policia dhe grupi hetimor thonë se po vijojnë me intesitet hetimet për zbardhjen e ngjarjes, e cila duket të jetë me ngjyrim politik, kur na ndajnë edhe disa ditë nga nisja e fushatës zyrtare për zgjedhjet e 14 Majit.

“Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit B. N., dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që shtetasi B. N. ka hipur në automjet.

Nga shpërthimi, shtetasi B. N. nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...

“Numri i nevojshëm i votave nuk u mblodh” – Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë...

0
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Francës hodhën poshtë këtë të martë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Sebastien Le Corneille. Rezoluta, e paraqitur nga...

“Patjetër i merituar” – Keijsi përjashtohet nga gara për Çmimin e Madh në BBVIP

0
Të martën, banori i Big Brother VIP, Keijsi, u përjashtua nga gara për Çmimin e Madh pas përdorimit të përsëritur të gjuhës denigruese ndaj...

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...