26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Luizi sulmon keq Kristin: Je në tentativën e tretë për lidhje me këtë banore

Një debat i fortë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Big Brother mes Kristit dhe Luizit, me këtë të fundit që e ka akuzuar Aliajn se është njeri i pabesë, dhe që përdor flirtimet me femrat për të qëndruar më shumë në shtëpi.

Luizi aludoi se Kristi pas lidhjes me Kejsin, i është vënë pas Deas, dhe në rast se dhe me të nuk funksionon në listën e tij do të ishte më pas modelja Jori Delli.

‘Ti je kanal o burrë’, i tha Kristi Luizit, ndërkohë që banorët e tjerë edhe pse kanë qenë të pranishëm në debat kanë preferuar që të mos ndërhyjnë në konflikt.

“Si po të ecën tentativa e tretë? Si është tu ec, a do me nejt dhe dy javë të tjera, je duke tentuar që të krijosh një tip flirti, po të pyes si është tu ec?”, pyeti Luizi, ndërsa vazhdoi më tej “për momentin jeni duke i marrë erë njëri tjetrit, hyni në dhomë të rrëfimit bashkë…”.

Pjesë nga debati i tyre:

Kristi: Ti je injorant komplet.

Luizi: Ti Kristi je kokrra e legenit, bukëshkelës. Ti i sheh femrat si objekte. Vetë e ke thënë.

Kristi: Po e vërtetë është, çfarë ka këtu? Po ikë ore se do futen njerëzit do kërkojnë në Google se çfarë do të thotë të fitosh këtë Big Brother…

Luizi: Ky është ndryshimi mes nesh. Unë i shoh gjërat tek njerëzit, ti i sheh në Google. Je bërë gropë.

Kristi: Injorant, kokrra e injorantit! Ti je pa dinjitet. Unë jam gropë që bëj debat me ty

Luizi: Po ti eksitohesh kur bën debat me mua, vetëm atë ke dashur që kur je futur… Ik tani gjej viktimën e radhës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...