27.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Lefter Alla bën lëvizjen e radhës, në burg për tenderin e dyshuar 2.8 milionë euro

Ish-krybashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka apelur vendimin e masës se sigurise “arrest me burg” dhënë nga shkalla e pare. Ai akuzohet, për një tendër me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Mbrojtja e Allës pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit. Kerkesa e tij do shqyrtoget nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Saida Dollani e cila do vendosë nëse do pranojë apo jo kërkesën e të pandehurit e ish kryebashkiakyt të bulqizës.

Ndërkohë, seanca pas shortimit të gjyqtares, është caktuar të mbahet këtë të premte në orën 09:30 pranë Apelit të Posaçëm. Lefter Alla ra në pranga në mesin e muajit të kaluar, bashkë me 12 persona të tjerë, dy prej të cilëve u lanë në arrest shtëpie, zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës apo përfaqësues të biznesit që përfituan tenderin.

Përveç shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera, ndaj disa prej anëtarëve të grupit rëndojnë edhe akuzat e “Falsifikimit të dokumentave” apo “Falsifikim i formularëve.

Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarjes së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

Alla së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë, sipas SPAK, kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata, përkatësisht, mikut të kryebashkiakut, Aqif Konesha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...