27.5 C
Tiranë
Saturday, May 30, 2026
spot_img

Rrëfimi tronditës i vëllait të Migenës që u vra nga kunati : Si u njoftuam për lajmin e vrasjes

Vëllai i Migena Sinani ka treguar detaje tronditëse në lidhje me vrasjen që tronditi pak ditë më parë Shkozën, ku 37-vjeçarja u vra nga kunati i saj.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ të moderatores Evis Ahmeti, Ariel Kodra tha se motra nuk kishte konflikte me kunatin e saj.

Mes të tjerash ai bëri një deklaratë të fortë mbështetjeje për kunatin e tij, duke e cilësuar si vëlla. Mes të tjerash i riu tha se donte një arsye se pse e kishte vrarë kunati i saj.

“Daja pse ka dalë mami në televizor”, ka thënë djali. Nuk mundemi t’i themi fëmijëve të vërtetën. Nuk e konceptoj dot arsyen se pse e vrau. Ai është më i shokuar (Erioni, burri i motrës së tij). S’ka pasur debate. Ka pasur ndonjë pakënaqësi të vogël siç ka çdo familje. Nuk na kishin shprehur asgjë të keqe. Motra ime ishte e sjellshme, jo se kam motër. E di vetë se kush ishte me të vërtetë. Nuk ka pasur asnjë gjë tjetër. Se dija që kunati i saj vuante nga probleme të shëndetit mendor. Djalin e motrës e merrja unë. E kisha marrë unë, e merrja të premten dhe e mbaja deri të diel. Më tha se do ikja ta merrja në orën 17:00. Më mori në telefon dhe shkova e mora. E mora djalin dhe ajo do vinte. Do ishte dhe më e rëndë nëse dhe djali do ishte aty.

Kunati im punonte taksist prej 7 muajsh vetëm për fëmijët. Motra ime nuk punonte se lindi vajzën. Ka qenë më parë në punë. Motra po mblidhte lekë për të ndërtuar shtëpinë e re dhe do të jetonin sërish bashkë si familje, dmth jo të ndarë. Njerëzit më të afërt të Erionit ishin në funeral, ai ishte në krahun tim. Deri në momentin kur hëngrëm drekën e motrës time të ndjerë. Derën e shtëpisë time s’ja kam mbyllur kurrë asnjë njeriu. Unë atij s’i kam thënë që jam në hasmëri, por që e kam vëlla. Si mund t’i mbyll derën vëllait tim!”, tha i vëllai i 37-vjeçares.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...