20.4 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Meta: “Elbasani ka përjetuar fatkeqësinë e treguesve socialë, sot qarku i dytë më i varfër në Shqipëri”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Elbasan. Në fokus të këtij takimi qëndronte familje, ndërsa ka shpalosur edhe programin që sipas tij do t’i vijë në ndihmë familjeve shqiptare.

Meta theksoi se Elbasani është qarku i dytë më i varfër në Shqipëri.

“Elbasani ka përjetuar fatkeqësinë e treguesve socialë si asnjë qark tjetër dhe është sot qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Ndërkohë është vetëm 15 minuta larg nga Tirana dhe është një vend i bekuar dhe me tradita të jashtëzakonshme”, tha Meta.

Gjithashtu Meta theksoi se qyteti ka pasur një ulje të madhe të numrit të lindjeve, duke theksuar se nëse nuk merren masa situata do të bëhet edhe më alarmante.

“Gjendja e varfër i ka tronditur shumë familjet elbasanase. Ne jemi një vend pa shpresë dhe pa të ardhme. Numri mesatar i lindjeve është nga më të ulëtat sot në rajon, dhe kemi numrin më të lartë të vdekshmërisë. Kjo tregon nivelin skandaloz të kujdesit të shëndetit”, tha ndër të tjera Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...