34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, flet i ati: Nuk kemi frikë

Një shpërthim i fuqishëm në orët e para të ditës tronditi sot qytetin e veriut, Shkodrën. Atentati me tritol ndaj kreut të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës, ka tronditur familjarët.

Reagimin e parë e bëri e ëma e Ndrecës e cila pa momentin e shpërthimit. Nëna e Ndrecës u afrua menjëherë pranë makinës dhe thërriti të birin. “Nard mor, Nard mor…Ah e mjera unë!”, ofshan ajo, teksa ai del nga makina në gjendje të mirë shëndetësore.

Babai i Benard Ndrecës, në një intervistë për “Euronews”, tha se nuk dyshojnë tek askush, pasi i biri nuk ka konflikt të hapur me asnjë njeri.

Sipas tij sulmi dyshohet të jetë për shkak të angazhimit politik të të birit, por theksoi se ata nuk kanë frikë nga askush.

“Nuk ka pasur konflikte me asnjë. Nuk e di pse ka ndodhur një gjë e tillë. Nuk kemi frikë. Janë gjëra që ndodhin. Policia nuk na tha asgjë. Nuk dyshojmë te asnjeri. S’kemi fol më asgjë me djalin”- tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...