15.5 C
Tiranë
Monday, April 27, 2026
spot_img

“Do të mbjellim dashuri; aty ku ka përçarje”, Veliaj në takim me strukturat socialiste

Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e PS në “Parkun Helen” në Liqenin e Farkës.
Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës tha se kjo do jetë fushata më e bukur dhe më e gjelbër që është bërë ndonjëherë në Tiranë.

Fjalimi i Veliaj:

Duke filluar nga sot, ne nisim një rrugëtim që është fushata më pozitive, më e gjelbër dhe më e bukur që kemi pasur ndonjëherë në Tiranë. Teksa ne ishim në sheshin Skënderbej, për të mbjellë 61 pemët simbol të 61 fushatave tona lokale, dua të falënderoj gjithë skuadrën këtu për 200 pemët që i kemi në sfond dhe që e filluan me këtë energji të bukur fushatën. E di që disa prej jush jeni aktivistë të rinj, disa prej jush keni ardhur nga të gjithë zonat, ne do jemi në çdo qendër administrative, në të 27 njësitë. Kemi një kuotë shumë dashamirëse dhe shumë bujare nga kryeministri dhe PS, për t’u siguruar që në këtë fushatë, ne të mbjellim pemë, do të mbjellim dashuri; aty ku ka përçarje, ne do të mbjellim bashkëpunim, aty ku ka rivalitet, ne do të mbjellim punë dhe ne do të mbjellim në secilin komunitet fushatën më pozitive që kemi pasur ndonjëherë. Ftesa për secilin është: Përqafoni njeri tjetrin, përvishni mëngët, përgatituni për një super betejë pozitive sepse unë besoj që ditët më të mira të Tiranës i kemi vetëm përpara. Dua që këto 30 ditë, ne të kemi një sprint me energji pozitive, për të folur vetëm për lajme të mira, për lajmin e mirë që morëm sot nga qeveria, për rritjen e rrogave, të pagave, pensioneve, të gjithë atyre që shërbejnë dhe mezi pres që në çdo njësi administrative, ashtu siç thotë kjo kënga jonë: ‘Ta hëngsha zemrën dhe ta falsha zemrën’, ne të jemi vetëm një këngë e bukur pasioni, pune dhe dashurie. Faleminderit të gjithëve nga zemra. Shijojeni kohën sot dhe paçim një fushatë pozitive me energji fantastike! Ju falënderoj të gjithëve”, u shpreh Veliaj, teksa festa vijon në “Parkun Helen” me qytetarët e Tiranës

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...

‘Gjykata është kthyer në shërbëtore të SPAK’ – Monika Kryemadhi shpërthen pas seancës ndaj...

0
Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të forta pas seancës së parë në themel të procesit gjyqësor ku janë të përfshirë ajo, Ilir Meta dhe...

‘Mos përfshi fëmijët!’ – debat i ashpër në Ferma VIP, Sara shpërthen në lot

0
Një përplasje e fortë është regjistruar mes konkurrenteve në Ferma VIP, ku debati mes Mozës dhe Sarës ka kaluar në tone të ashpra dhe...

Hakmarrja pas 10 vitesh? 13-vjeç kur i ati u vra është mes të dyshuarve...

0
Zbardhen detaje të reja nga atentati i rëndë në Balldren të Lezhës, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa në fokus të hetimeve...