34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Historia tragjike e nënës që vrau djalin, “I biri ia priste trupin me thikë dhe e përdhunonte”

Gjatë kohës që mbante detyrën e drejtueses së institucionit të burgut të grave, Xhoi Jakaj shprehet se ka patur edhe qëllime të cilat nuk ka mundur t’i përmbushë dot.

Një prej tyre është edhe historia tragjike e njërës prej të burgosurave, e dënuar për vrasjen e të birit. Xhoi u përpoq t’i jepte një amnisti për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, por nuk mundi dot ta çonte deri në fund.

Xhoi Jakaj: Ajo vrau të birin pas disa dramash familjare. I biri ishte diku te 38 vjeç. Unë jam munduar ta rehabilitoj atë zonjë, e kishin braktisur të gjithë familjarët e saj megjithatë një mbesë që jetonte jashtë Shqipërisë doli garant për ta mbajtur në vitet e pleqërisë sepse ishte 73 vjeçe dhe ishte me sëmundje të rëndë.

Unë kam bërë në atë kohë kërkesë ministres së Drejtësisë dhe Presidentit të kohës për ta liruar dhe për t’i dhënë një amnisti, ndonëse ajo kishte vrarë të birin dhe e kishte pranuar. Pas disa përdhunimesh që kishin ndodhur nga i biri tek e ëma, e kishte trupin komplet me shenja thike…

Gazetari: Pra i biri ushtronte dhunë ndaj nënës?

Xhoi Jakaj: Ia priste trupin me thikë dhe e përdhunonte të ëmën, pra ishte një histori dramatike deri në triller që nuk ishte e e besueshme deri në realitet.
Gazetari: Monstruoze.

Xhoi Jakaj: Dhe ti mendoje ka histori të tilla? Ja që ka histori të tilla dhe për fatin e saj të keq unë ika nga drejtoreshë, nuk u realizua amnistia dhe as falja e këtij personazhi dhe ajo ka ndërruar jetë brenda këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...

Stubb: “Nuk besoj se Rusia do të sulmonte një vend të NATO-s” – paralajmërimet...

0
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka shprehur skepticizëm ndaj paralajmërimeve se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë territorin e NATO-s deri në...