Gazetari dhe analisti, Valon Syla këtë të martë është sulmuar nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Ai ka marrë lëndime në kokë, ndërkaq menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Bëhet e ditur se Syla e ka lajmëruar rastin edhe në polici. Lidhur me rastin Telegrafi ka kontaktuar policinë, por nuk ka marrë përgjigje. Aktualisht, gjendja shëndetësore e Sylës është e mirë, ndërsa nuk dihen arsyet që kanë çuar deri tek ky sulm fizik. Duhet theksuar se gazetari Syla ishte sulmuar edhe më parë. Në dhjetor të 2020, një bashkardhetar që jeton dhe vepron në perëndim, e kishte ndalur në rrugë duke e goditur në fytyrë, por pa lëndime. Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla ishte ndërlidhur me shkrimet e tij lidhur me diasporën.
Sulmohet fizikisht gazetari kosovar Valon Syla, merr lëndime në kokë
POSTIMET E FUNDIT
Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...
Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...
Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...
Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...
Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...





