34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Si e deklaroi Fatos Nano ndarjen nga Rexhina në televizion, u kurorëzua pas një viti me Xhoanën

Një prej divorceve shqiptare më të zhurmshme ka qenë ai i Fatos Nanos, ish-kryetarit të PS-së në Tetor të vitit 2021. Ish-kryeministri Nano u martua në moshën 24-vjeçare me Rexhinën, vajzën që e njohu në vitet e para të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Pas 27 vitesh martesë dhe 2 fëmijëve ata u divorcuan duke shkaktuar jo pak zhurmë. Në një intervistë për “Opinion” në vitin 2001, Fatos Nano deklaroi publikisht direkt në televizion ndarjen nga Rexhina dhe lidhjen me bashkëshorten aktuale, Xhoana, 21 vite më e re në moshë.

“Unë kam iniciuar procedurat e divorcit. Kam formalizuar qëndrimin tim për fat të keq të pakthyeshëm me gjykatën. Janë arsye të gërshetimit të jetës sime familjare me vuajtjen, gëzimin, konsumimin dhe efektin e politikës dhe karrierës së politikës të kryetarit të opozitës dje dhe mazhorancës sot. Janë mjaft arsye njerëzore që ndodhën, më vjen keq që më ndodhën mua dhe që më çojnë mua tek shfaqja në publik i këtij morali. Unë një raporti të konsumuar i them legalisht dhe publikisht, ndal”, shprehej Nano.

Në Gjykatë Nano mori përsipër peshën e fajit për ndarjen dhe vetëm 1 vit më vonë kurorëzoi dashurinë me Xhoanën në një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës. Ndarja dhe martesa e dytë e ish-kryeministrit Nano ishin ngjarje që tërhoqën vëmendje dhe lanë shenjë në opinionin publik pasi sfiduan mentalitetin e kohës.

Pas tërheqjes nga politika Nano bëri një jetë mes Vjenës dhe Tiranës. Daljet e tij në media janë tepër të rralla.

“Tani që e shoh pas 21 vitesh deklarata e tij është shumë civile, e drejtpërdrejtë”, komentoi Blendi Fevziu teksa mbrëmjen e sotme flitej për divorcet në studion e emisionit “Opinion”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Ford i përgjigjet Trumpit për “Lake America”: “Shumë kohë pasi të jetë larguar, ai...

0
Përplasja verbale mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara për emrin e Liqenit Ontario ka marrë një tjetër kthesë, pasi kryeministri i Ontarios, Doug Ford,...

Kërcënim serioz ndaj jetës, Yair Netanyahu kthehet me urgjencë në Izrael nga SHBA

0
Yair Netanyahu, djali i madh i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, është kthyer me urgjencë në Izrael nga Shtetet e Bashkuara, pasi autoritetet identifikuan një...

Kurti: “Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva”,...

0
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të hapë arkivat që...