22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Rama në Durrës, takim me biznesin e madh në Durrës: Punonjësit të mos marrin më ‘paga shfrytëzimi’!

Rama në një takim me biznesin e madh në Durrës tha se për të bërë të mundur që në kompani të tilla si fasoneritë, të punësohen vajza dhe djem të rinj, duhet që këta të fundit të paguhen me paga më të larta dhe të kenë një trajtim dinjitoz. Kreu i ekzekutivit tha se do të jetë shumë vonë kur kompanitë të humbasin kapitalin njerëzor për shkak të pagave të ulëta të cilat i konsideroi si ‘paga shfrytëzimi’.

Fjalimi i Ramës:

“Të gjithë e kanë të qartë se sot kemi hyrë në një fazë zëvendësimi të kapitalit njerëzor. Shumë prej zonjave që janë këtu kanë qenë me siguri që në ditën e parë dhe sot pak nga pak me siguri kanë filluar t’i afrohen moshës së pensionit. Ësshtë e qartë që zëvendësimi i tyre me djem apo vajza të reja që janë gati të ulen tek makina qepëse dhe të punojnë me përulësi dhe teë marrin paga si këto që marrin sot, bëhet shumë e vështirë. Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është që të paktën arsyeja e trajtimit dinjitoz të punonjësve, nuk duhet të jetë problem por përkundrazi duhet të jetë zgjidhja e problemit. Të gjitha sipërmarrjet të rendin të rrisin pagat dhe të mbajnë të paprekur kapitalin njerëzor sepse kur ta humbasin, do jetë shumë vonë. Kur mos të gjejnë më punonjës që duan të vijnë dhe punojnë me paga shfrytëzimi në kohën ku punojmë, do jetë shumë vonë për ta. E gjithë mungesa e respektit ndaj punonjësve do jetë boomerang ndaj këtyre kompanive”-tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...