11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rusia miraton projektligjin për njoftimin elektronik për thirrje për ushtri

Dhoma e Lartë e parlamentit të Rusisë miratoi të premten me urgjencë një projektligj, që u mundëson autoriteteve të lëshojnë njoftim elektronik për thirrjen për mobilizim të rekrutëve dhe rezervistëve.

Votimi nga ana e Këshillit të Federatës ishte hapi i fundit i nevojshëm përpara se sa projektligji të dërgohet tek për firmë tek Presidenti Vladimir Putin, i cili pritet ta miratojë së shpejti.

Ligjvënësit në Dhomën e Ulët të Parlamentit që njihet si Duma Shtetërore, e miratuan paketën ligjore ditën e martë. Projektligji iu nënshtrua një procedure të përshpejtuar miratimi, në një kohë kur ushtria ruse po përgatitet për një kundërofensive nga ana e ushtrisë së Ukrainës. Kievi dhe aleatët perëndimorë ka lënë të kuptohet se sulmi mund të nisë për çështje javësh.

Sipas rregullave aktuale të shërbimit ushtarak rus rekrutët dhe rezervistët duhet të njoftohen personalisht për mobilizim të tyre në ushtri.

Në të kaluarën, shumë rusë e shpërfillën njoftimin për mobilizim dhe shpesh adresat e banimit që u kishin dhënë autoriteteve, ishin të pasakta. Projektligji i propozuar synoi t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje.

Sipas projektligjit të ri, njoftimet e lëshuara nga zyrat vendore të rekrutimit ushtarak do të vazhdojnë të dërgohen me postë, por do të konsiderohen të vlefshme që nga momenti i publikimit në një portal shtetëror për shërbimet elektronike.

Ushtarëve të shërbimit aktiv dhe rezervistëve të cilët nuk paraqiten pas njoftimit do t’u ndalohet të largohen nga Rusia, do t’u pezullohen lejet e drejtimit të automjeteve dhe do t’u ndalohet të shesin apartamente apo prona të tjera në posedim të tyre.

Kritikët e Kremlinit dhe aktivistët e të drejtave të njeriut e cilësuan projektligjin si një hap drejt një “kampi të burgosurish digjital”, që u jep kompetenca të pashembullta zyrave të rekrutimit ushtarak.

Gjatë shqyrtimit të projektligjit ditën e mërkurë nga Këshilli i Federatës, Lyudmila Narusova, e veja ish-kryebashkiakut të Shën Petersburgut Anatoli Sobchak, që këshillonte zotin Putin, ishte e vetmja anëtare e Dhomës së parlamentit që foli kundër paketës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...

Inteligjenca artificiale në luftë: Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli përdorin AI për operacione kundër...

0
Inteligjenca artificiale po përdoret në një shkallë të paparë në operacionet ushtarake të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kundër Iran, duke shënuar një fazë...